Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ashpër me maxhorancën socialiste, e cila vendosi të rrëzojë kërkesën për ndryshim të rendit të ditës, ku të përfshihej edhe ndryshimet në përbërjen e komisionit të Reformës zgjedhore. Sipas Berishës, e gjitha kjo bëhet që Rama të mund të sigurojë votat e deputetëve mbështetës të Bashës, pasi sipas tij, bashkëjetuesja e bashkëkryetarit të kësaj reforme, Enkelejd Alibeaj i shkarkuar nga grupi i PD, është ndër përfitueset e rritjes së pagës.