Kryedemokrati Sali Berisha u është rikthyer akuzave ndaj ambasadorëve në vendin tonë. Sipas Berishës, qeveria i ka korruptuar në mënyrë që vendet e tyre ta shpallnin atë ‘non grata’, referuar këtu Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Ish-kryeministri nga ana tjetër i konsideroi përkrahësit e tij si ata që i hynë detit në këmbë dhe e kalojnë atë, duke specifikuar mungesën e mbështetjes.