Ish- kryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar pas humbjes së Partisë Demokratike në Rrogozhinë. Në një deklaratë për mediat ai nuk e ka njohur rezultatin duke thënë se kandidatit demokrat i kanë rrëmbyer mandatin. Më tej ai tha se pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve qëndron një terror i ushtruar për një muaj rresht ndaj qytetarëve, biznesmenëve dhe zgjedhësve të Rrogozhinës.