Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi për zëvendësim dhe revokim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ish kryeministri dhe dhëndri i tij kërkuan shuarje të masës së sigurisë, një kërkesë të cilën e kanë depozituar disa herë në Gjykatën e Lartë, e cila pati të njëjtin ‘fat’ si të tjerat.