Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët, e konsideroi ish-Presidentin Ilir Meta si një opozitar të vërtetë, duke konfirmuar edhe një herë bashkëpunimin me të. Sipas numrit një të selisë blu, Partia Demokratike do të bashkëpunojë me të gjithë opozitarët për largimin e Ramës.