Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk u paraqit në gjykatën e posaçme për seancën e parë në themel për dosjen ‘Partizani’, ku akuzohet për korrupsion. Arsyeja që u tha në seancën që më pas u shty ishte se ai nuk ishte njoftuar zyrtarisht për gjyqin. Megjithatë, Berisha reagoi përmes rrjeteve sociale përmes një postimi të gjatë, ku përsëriti bindjen se akuzat ndaj tij janë kryekëput politike.