Sali Berisha u zotua se Partia Demokratike do të dalë në protesta deri në fitore. Gjatë foltores së kësaj të hëne, kreu demokrat, kërkoi bashkim për në protestën e 10 shkurtit me qëllim rrëzimin e qeverisë. 10 shkurt shqiptarët në të katër anët ftohen në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Qytetarët e Tiranës janë të ftuar të zbresin në shesh për t’i thënë leksionin e merituar këtij regjimi antishqiptar. Miqtë e mi, sot Edi Rama nxin siç nxinte dikur diktatori gjakatar i Enver Hoxhës, ky është diktatori i drogës i shqiptarëve. Ndaj dhe shqiptarët duhet t’i rezervojnë të njëjtin fatin që i rezervuan diktatorit gjakësor. Sipas tij, e vetmja alternativë që ka kryeministri Rama është ajo e dorëheqjes.