Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ditën e sotme, deklaroi se Shqipëria ndodhet përballë një grushti shteti dhe një degradimi të plotë institucional, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka shndërruar vendin në një narkoshtet të drejtuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.