Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për reformë në ujësjellës dhe nisjen e kontrollave për dënimin e abuzuesve. Duke u ndalur tek paralajmërimi për një Agjenci Kombëtare për Ujin, Berisha e konsideroi si një lëvizjes për të vjedhur edhe me ujin, duke dëmtuar bashkitë. Edi Rama pasi e shkriu Këshillin dhe e emëroi veten, kryetar të Këshillit Kombëtar të Ujit, tani mesa duket do të shkrijë, do ta marrë përsipër me një agjenci në mënyrë që ato para të ujësjellësve ti vjedhin vetë dhe të mos i vjedhin kryetarët e bashkive. A ka gjë më qesharake, më të turpshme që të dëgjosh një kryeministër se ujësjellësat, një kryeministër që ka 12 vjet që qeveris, se ujësjellësat janë mbushur me të paaftë dhe militantë. Kush ja mbushi me të paaftë dhe militantë? Opozita. Ish-kryeministri theksoi se gjithçka po bëhet për të shtuar më shumë burokracitë në mënyrë që të vidhet më shumë.