Partitë opozitare nuk kanë ende një konsensus për identikitin e kandidatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Propozimi i Agron Shehajt për të dalë e gjithë opozita me një kandidat të përbashkët, u mirëprit nga kryedemokrati Sali Berisha, por sipas tij, kurrësesi ky kandidat nuk mund të jetë jopolitik.