Ish-kryeministri Sali Berisha mori në mbrojtje këtë të mërkurë ish-Presidentin e Republikës, njëherësh aleat i tij me Partinë e Lirisë në opozitë, Ilir Meta, pas vendimit për të zgjatur hetimet për të. Sipas Berishës, kjo dëshmon kapjen e drejtësisë në mënyrë politike.