Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Partia Demokratike e drejtuar prej tij, ka publikuar këtë të mërkurë gjetjet e raportit mbi atë që e konsideron si farsë elektorale të 14 majit, duke shmangur çdo përgjegjësi për humbjen. Sipas Berishës, zgjedhjet janë manipuluar dhe për këtë ka treguar me detaje mënyrën se i kjo është bërë e mundur, duke përmendur video në qendrat e votimit të publikuara vazhdimisht nga ai, apo edhe rrëzimin e ankesave të koalicionit Bashkë Fitojmë nga KAS apo Kolegji Zgjedhor.