Teksa në Gjykatën e Lartë mbahej procesi për vulën dhe logon e Partisë Demkratike, ish- kryeministri iu bashkua protestës së thirrur nga vetë ai. Gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve, Berisha hodhi akuza drejt gjykatës, duke thënë se është vegël e Edi Ramës, e cila sipas tij po përdoret për të masakruar arritjen më të madhe të shqiptarëve, simbolin e pluralizmit politik.