‘New York Times’ I ka kushtuar një artikul të veçantë arkitektit të fushatës së Trump, Chris LaCivita, I cili tashmë ka marrë përsipër të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike, të ish-kryeministrit Sali Berisha, në zgjedhjet e 11 majit, ndonëse I shpallur nongrata nga Departamenti Amerikan I Shtetit. “LaCivita po punon për Partinë Demokratike të Shqipërisë përpara zgjedhjeve parlamentare të vendit në maj, kur do të përpiqet të kapërcejë Partinë Socialiste të krahut të majtë në pushtet. Në mesazhet me tekst për ‘New York Times’, zoti LaCivita e karakterizoi punën e tij si një zgjatje të ndihmës së tij për zotin Trump”, raporton gazeta.