Ish-kryeministri Sali Berisha në daljen e tij të radhës nga ballkoni i shtëpisë së tij, përkujtoi këtë të premte rënien e Murit të Berlinit. Sipas Berishës, është koha që shqiptarët të rrëzojnë narkoshtetin dhe t'i japin zgjidhje ekonomisë e jo vetëm. Berisha theksoi ndër të tjera se për këtë duhet vijuar me mosbindjen civile.