Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u përjashtua për dhjetë ditë nga punimet parlamentare, pas komenteve të bëra ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, teksa diskutohej në parlament ligji për barazinë gjinore. Sekretariati i etikës shkoi drejt kësaj vendimmarrje, pas kërkesës së Partisë Socialiste për caktimin e një mase disiplinore ndaj ish kryeministrit Berisha, me pretendimin se ai ka përdorur gjuhë fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj diplomatit Gonzato. Gjuhë, e cila u dënua edhe nga komisionerja europiane për zgjerimin, Marta Kos.