Kryedemokrati Sali Berisha cilësoi raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, si raporti që fakton dështimin e tyre. Sipas Berishës, pavarësisht presionit nga qeveria, ODIHT iu përmbajt raportit paraprak, duke treguar se 11 maji ishte një farsë. Për këtë ish-kryeministri kërkoi nga qytetarët të ngrihen në protesta. SINK Raporti përfundimtar mbështet plotësisht tezat e raportit paraprak se në zgjedhjet e 11 majit u shkelën parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve, të mishëruara në Kartën e Kopenhagenit, në platformën e Këshillit të Europës për zgjedhjet, në Kodin e Venecias, në dokumentet më serioze ndërkombëtare për zgjedhjet.... Siç e shihni, shqiptarët bazuar në këtë raport, kanë detyrimin madhor të ngrihen për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ju konstatoni që parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit është parlamenti më armiqësor ndaj shqiptarëve në historinë 32-vjeçare.