Në vijim të bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD, Sali Berisha u ndal të çmimi i lartë i naftës. Berisha theksoi se taksat mbi karburantin janë ndër më të lartat në botë dhe akuzoi qeverinë se refuzon t’i ulë ato në nivele të krahasueshme me vendet e rajonit, si Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Lideri demokrat, Sali Berisha kritikoi gjithashtu vendimin për heqjen e subvencioneve për fermerët, duke paralajmëruar pasoja për bujqësinë dhe prodhimin vendas. Në të njëjtën linjë, ai u ndal te pensionistët, duke e cilësuar mbështetjen financiare të qeverisë si të pamjaftueshme dhe simbolike.