Kryedemokrati Sali Berisha, e konsideroi ilegjitim parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, të cilat i konsideron si farsë elektorale. Në një prononcim në hyrje të Parlamentit, që mbajti edhe seancën e parë konstituitive të tij, Berisha theksoi se të detyruar, demokratët po bëhen pjesë e këtij jolegjitimiteti.