Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi në përfundim të tryezës me aleatët dhe shoqërinë civile, që zhvilloi këtë të premte se Arben Ahmetajt dhe familjes së tij po i rrezikohet jeta nga ajo që e konsideroi si mafia shumëmiliardëshe e udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama. “U bëj thirrje autoriteteve të Zvicrës të bëjnë gjithçka për të garantuar jetën dhe familjen e tij, pasi mafia miliardere e edi ramës është e aftë të ndërmarrë çdo akt ndaj tij. Çdo akt që merret ndaj tij do të bëhet përgjegjës personalisht Edi Rama”, tha Berisha.