Teksa Kuvendi miratoi datën 2 mars për zhvillimin e mocionit me debat me kryeministrin Edi Rama, pas kërkesës së demokratëve për akuzat si i përfshirë në çështjen McGonigal, në të njëjtën ditë një tjetër protestë është paralajmëruar. Ndonëse jo të artikuluar në mënyrë të drejtpërdrejtë, por Berisha u shpreh se nëse Rama sërish do të refuzojë të përgjigjet në Kuvend, atëherë protestuesit do të shkojnë në Surrel.