Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se përballja e tij me kreun e PD-së Lulzim Basha për drejtimin e kësaj force politike mund të shkojë deri në përdorimin e dhunës. Nga foltorja e Tiranës me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se nuk do ta lejojnë që Luilzim Basha të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, por do të jenë ata që do ta heqin nga ai post.