Sali Berisha do të paraqitet me protestues të hënën në byronë kombëtare të hetimit, për të respektuar vendimin e gjykatës së apelit të posaçëm që caktoi ndaj tij detyrimin e paraqitjes dy herë në muaj. Sipas vendimit të marrë më 3 janar, kreu i Partisë Demokratike duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të hënën e tretë të ccdo muaji. E hëna e parë përkon me datën 6 janar.