Ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se qëndrimi I tij ndaj SPAK nuk ka ndryshuar, dhe se deklarata e tij është që nuk mund të ketë prokurori politike. Sipas tij, SPAK aktual po shërben si vegël e partisë në pushtet. Tani, nuk duhet, mendoj unë, të bëjmë interpretime jashtë kontekstit. Ajo që kam deklaruar dhe deklaroj unë, se kurrë në qeverisjen e PD, Shqipëria nuk do të ketë prokurori politike. Këtë ta ketë të qartë çdo qytetar shqiptar. Prokuroritë politike janë prokurori diktaturash.