Ka nisur me debate të ashpra seanca e sotme plenare, teksa kreu demokrat, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta drejt socialistëve. Debatet dhe mosrespektimi i Rregullores së Kuvendit ka sjellë edhe ndërprerjen e seancës plenare, e cila është shoqëruar me incidente të shumta, që nga bllokimi i foltores e deri te përdorimi i fjalorit të papërshtatshëm.