Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi sërish vijim të betejës me Britaninë e Madhe për heqjen e non gratas. Në një deklaratë për mediet nga arresti i shtëpisë, paralajmëroi një betejë tashmë juridike, për shpalljen e tij nongrata. Beteja jonë vazhdon, edhe njëherë, jo për heqjen e përjashtimit, por për shpifjet, trillimet, për mbrojtjen tuaj, nga korrupsioni dhe lidhjet e krimit, të cilido qoftë, të Edi Ramës, qeveritarëve, politikanëve të korruptuar prej tij, ambasadorëve, diplomatëve, zyrtarëve të huaj, të korruptuar po nga Edi Rama.