Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të drejtojë seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë si deputeti më i vjetër i saj, teksa e konsideron maxhorancën si ilegjitime. Nga ana tjetër, gjatë konferencës me mediet, ndonëse e konsideroi si kompetencë të deputetëve të grupit, zgjedhjen e Gazment Bardhit në krye të tij, vlerësoi punën e bërë, duke konfirmuar nën rreshta mbështetjen për të. Gazment Bardhi u pranua si kryetar grupi i PD, duke u bërë një ndër faktorët e bashkimit të partisë.