Seanca e parë e legjislaturës së re të parlamentit fsheh polemika dhe diskutime të shumta. Pas kërkesës së ambasadores Yuri Kim për kryedemokratin Basha, për largimin përfundimtar të ish kryeministrit Berisha nga foltorja e parlamentit, ky i fundit u shfaq këmbëngulës në konferencën për shtyp, ku deklaroi se nuk do i ndahet betejës politike në arenën e kuvendit shqiptar.