Ish kryeministri Sali Berisha ka nisur fushatën në Rrogozhinë, ku u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin gjërësisht kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha. Këtë thirrje Berisha e bëri gjatë takimit me strukturat e PD në Rrogozhinë. Ish kryeminsitri gjithashtu shprehu mirënjohjen për të gjithë qytetarët që votuan Hoxhën në zgjedhjet vendore të 14 majit.