Nëse do të ketë apo jo kuvend të demokratëve në 30 prill kjo do ende kohë për t’u parë, por fakt është se ish-kryeministri ka nisur tashmë foltoret e tij në rrethe, me kryefjalë bashkëimin e demokratëve. Në Gjirokastër dhe Tepelenë, lideri historik i demokratëve tha se regjimi në Shqipëri është në revansh të plotë sepse sipas tij ia doli të ndikojë edhe në krizën në Partinë Demokratike dhe lëshoi apelin e fortë për bashkim.