Atmosfera festive ka trokitur edhe në Partinë Demokratike, mesa duket deputetët kanë harruar për disa orë hallet e politikës duke u argëtuar me këngë e valle në një festë të organizuar për fundvitin. Disa nga deputeët që shihen duke kërcyer janë Agron Gjekmarkaj I cili duket në super form pas incidentit që pati në protestën e fundit të organizuar nga opozita, ai duket entuziast duke kërcyer e hedhur valle më këngën e Sali Berishës të kënduar nga këngëtarja Fatmira Breçani, po ashtu Gjekmarkajt I janë bashkuar edhe deputetja Jorida Tabaku, Xhelal Mziu, Luan Baçi, e s’mund të mungonte edhe Gazment Bardhi.