Lideri i Rithemelimit, Sali Berisha vijon turin e tij elektoral një kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, teksa stacioni i radhës ishte qyteti i Durrësit. Berisha përsëriti akuzat ndaj qeverisë Rama se po bën gjithçka për të larguar durrsakët dhe shqiptarët nga vendi, duke krijuar kushte të atilla që e bëjnë vendin të pajetueshëm. Ai akuzoi gjithashtu se kjo qeveri ka shkatërruar e betonizuar qytetin e Durrësit, duke dëmtuar rëndë turizmin, teksa përsëriti thirrjen që 14 maji të jetë dita e një ndryshimi të madh.