Sali Berisha kërkoi nisjen e sulmit elektoral me qëllimin e vetëm: atë të fitores në zgjedhjet e 11 majit. Me fokusin tek ekonomia, të cilin Berisha e quajti një realitet tejet të dhimbshëm për shqiptarët, kreu demokrat gjatë takimit që pati me grupin e punës kërkoi prej tyre që të trokasin derë më derë dhe të mos e ndalin hapin dhe të bisedojnë nga afër me qytetarët për çdo problematikë si dhe të shpalosin programin.