Prej 10 ditësh Sali Berisha vijon të shkelë vendimin e gjykatës së posaçme që vendosi ndaj tij masën arrest shtëpie duke i lejuar vetëm komunikimin me familjarët. Edhe pasditen e kësaj të enjteje, Berisha mbajti fjalimin e radhës nga dritarja, ndonëse drejtësia ia ka ndaluar komunikimin me persona të tjerë në cilësinë e personin nën hetim nga SPAK për korrupsion.