Mesazhin e urimit për natën e ndërrimit të viteve, Sali Berisha zgjodhi ta bëj në TikTok. Platformë kjo që kryeministri Rama ka njoftuar se do ta mbyll pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Berisha në mesazhin e tij tha se viti 2025 nis me risi, pasi në Uashington Donald Trump do të marrë detyrën si president. Ai tha se fryma e ndryshimit duhet të vijë edhe në Shqipëri.