Sali Berisha u paraqit në SPAK për herë të dytë prej vjeshtës së kaluar, kur nisën hetimet ndaj tij për çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’. Ish-Kryeministri doli pak para mesditës së të mërkurës, i shoqëruar nga truprojat dhe avokati i tij, Genc Gjokutaj. Gazetarëve që e prisnin në dalje u dha një prononcim të shkurtër. Para SPAK-ut dhe para se të hynte në takim me prokurorët e çështjes lexoi një deklaratë të gjatë, duke përsëritur akuzat se përse procesi ndaj tij është politik. Qëndrimi me prokurorët e çështjes zgjati rreth 20 minuta. Në dalje, Berisha komunikoi për mediat dhe për mbështetësit që ishin mbledhur para Prokurorisë së Posaçme se ishte marrë i pandehur me akuzën e korrupsionit pasiv.