Ish kryeministri Sali Berisha u rikthye, këtë të premte, në selinë blu të demokratëve, së bashku me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Pas shumë muajve mungesë, Berisha iu drejtua selisë së Partisë Demokratike, menjëherë pas firmosjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila legjitimoi Komsionionin e Rithemelimit.