Sali Berisha mori në mbrojtje eurodeputetin grek, Fredi Beleri dhe akuzoi se vonesa në hyrjen e tij nga dera qendrore e Kryesisë së Kuvendit ishte pjesë e një skenari për të realizuar sulmin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike shprehet se pas këtij sulmi, që e quan banditesk, qëndron Edi Rama.