Sali Berisha hoqi për pak çaste xhaketën e vjetër të politikanit, për të veshur jelekun tradicional në tregun artizanal të Krujës. Problematikave të tregtarëve të zonës, ju përgjigj me një paketë ekonomike që përfshin uljen e çmimit të energjisë elektrike, të tarifës për hapësirën publike dhe të tarifës së ujit, megjithëse termat ekonomikë nuk janë pikë e fortë për këdo.