Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal në Romë këtë të dielë ku u takua me bashkatdhetarë dhe mbështetës të PD. Gjatë fjalës së mbajtur ai akuzoi kryeministrin Rama se po vepron njësoj si Toto Rina, duke i dorëzuar vendin krimit. Miqtë e mi, sot kryetari i qeverisë mund të quhej në mënyrë absolute Toto Rino, çfarë të doni ju. Ky është Edi Rama. Edi Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit në traditën e baballarëve të tij, të cilët krimin politik, varjen në litar, ekzekutimin para skuadrave të pushkatimit e quanin të dobishëm.Edi Rama përdor sot krimin për të mposhtur shqiptarët sot për pushtetin e tij. Sot Toto Rinat shqiptarë apo El Çapot shqiptarë në krye të qeverië shumëzojnë me zero qytetarët shqiptarë.