Retorika politike e ish kryeministrit, Sali Berisha po ndjek një standard të dyfishtë. Marrëdhëniet e Berishës me Departamentin Amerikan të Shtetit janë dëmtuar jo pak, pas sulmeve të vazhdueshme, që Berisha i ka drejtuar diplomates amerikane, Yuri Kim. Të pabazuar dhe jo objektiv, e konsideroi Berisha shpalljen ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke zeruar provat e administruara nga ekspertët e këtij departamenti. Por, një tjetër vlerësim erdhi nga ish kryeministri, lidhur me punën e po të njëjtin departament, kur bëhej fjalë për raportin që vuri në dukje korrupsionin e shtrirë në degët e qeverisë.