Berisha u pozicionua krah Arben Ahmetajt në përballjen e tij me drejtësinë për pagesat e përfituara nga Klodian Zoto. Publikisht, lideri i Rithemelimit, Sali Berisha mori në mbrojtje ish ministrin, duke shigjetuar SPAK - un dhe BKH – në për kontrollet e kryera në banesat e bashkëshortes, Albina Mançka dhe bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxhës.