Ish-kryeministri Berisha vijon punën në Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Pas aleancës me partitë aleate të PD-së, Berisha u takua pasditen e sotme me kryetarët e partive joparlamentare për të diskutuar emrin e kandidatit, por edhe vende bosh në listat e këshilltarëve.