Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi drejtuesit politikë, për të dhënë udhëzimet për protestën e 26 nëntorit. Berisha bëri thirrje për mobilizim të jashtëzakonshëm dhe paralajëmroi ministrin e brendshëm dhe policinë e shtetit që të mos prekin protestuesit. Berisha u ndal edhe tek rezolutat e CDI-së dhe Partive Popullore Europiane, të cilat i konsideroi përmbysje të qëndrimit ndaj Partisë Demokratike. Partia Demokratike ka thirrur protestë javën e ardhshme, më 26 nëëntor, ora 17:00.