Sali Berisha ka lidhur kontratë lobimi me “Prime Policy Group” për shpalljet e tij dhe të familjet së tij ‘ non grata’ nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken. Në kontratën prej 20 faqesh, firmosur nga ish presidenti Sali Berisha dhe Charles Black Jr, drejtuesi i kompanisë lobiste amerikane thuhet se kjo kontratë është e tipit “pro bono”, pra lobimi i kryer do të jetë totalisht vullnetar dhe nuk do të ketë asnjë pagesë dhe detyrim direkt apo indirekt nga ana e Sali Berishës.