Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ultimatumet e kryeministrit Edi Rama ndaj kryebashkiakëve si për shkakimin e drejtorëve, ashtu edhe për kryetarët e njësive administrative. Sipas Berishës ky është qëndrim antikushtetues. Nuk ka diskutim që marrja e kompetencave të qeverisë vendore nga qeveria qendrore është një akt i rëndë antikushtetues dhe është një shkelje e hapur e Kartës së Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, të firmosur nga Shqipëria. Është një shkelje e rëndë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit 2006 që ndalon apo i heq të drejtën qeverisë qendrore të mos bëj asnjë ndryshim në vendimet e qeverisë vendore.