Berisha: “Presidenti Ibrahim Rugova është një nga figurat më të ndritura të historisë tonë kombëtare të të gjithë kohërave.” Në promovimin e librit dedikuar ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova u sollën kujtime dhe fragmente të rëndësishme historike nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e cilësoi Rugovën një gjeni të kombit shqiptar, duke nënvizuar rolin e tij në shtetformimin dhe ndërtimin e Kosovës së Pavarura.