Ish-kryeministri Sali Berisha është njoftuar të paraqitet të premten e 14 nëntorit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar para prokurorit të çështjes, Alfred Shehu, me qëllim marrjen në pyetje në cilësine e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimet që kanë të bëjnë me 21 Janarin, ngjarje ku humbën jetën 4 shtetasit Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.