Ish-kryeministri Sali Berisha foli për herë të fundit përballë Këshillit Kombëtar, para se ndaj tij të mund të merret masë më e fortë nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij, u krahasua me personalitete nga Zhan D’ark, Martin Luter e deri tek Mahatma Gandi, që sipas tij u ndëshkuan se thanë të vërtetën.