Sic është kthyer në zakon, ish kryeministri Sali Berisha mbajti një tjetër fjalim nga dritarja e banesës së tij, në pamundësi për të shkuar në selinë blu, pasi prej më shumë se dy javësh ndodhet në arrest shtëpie. Berisha nuk la pa komentuar deklartën e Lulzim Berishës, të cilën sipas tij, e hodhi poshtë OSBE dhe ambasadorët e vendeve kryesore.